Pas ambasadorit amerikan John Withers, edhe kreu i OSBE-se, Robert Bosch, e ka vene theksin tek korrupsioni qe mbizoteron ne shume sektore te rendesishem te shoqerise shqiptare. (UPDATE)
Bosch ka hedhur dyshime mbi transparencen e financimit te partive duke deklaruar se Komisioni Qendror Zgjedhjeve nuk ka mjetet e duhura per te kontrolluar bilancin e tyre.
Por ajo qe e ben edhe me te rende situaten tha Bosch eshte ndikimi politik ne gjyqesor, cka e ben ate jo funksional.
“Lufta kunder korrupsionit nuk mund te fitohet pa nje gjyqesor profesional. Gjyqesori shqiptar duhet ta vendose veten si nje organ i pavarur nga ndikimet politike, por edhe qe gjyqtaret nuk mund te blihen. Vetem nje gjyqesor i tille mund te trajtoje me efektivitet ceshtjet e korrupsionit qe vijne nga administrate publike. Kohet e fundit, ka patur mungese transparence per rastet e dyshuar per korrupsion. Kjo i sjell gjyqsorit nje reputacion te keq, i krijon pershtypje publikut se personat qe mund te jene faktore nuk jane denuar, si dhe krijon hije dyshimi mbi personat e pafajshem qe jane te akuzuar per korrupsion”, tha Bosch.
Perfaqesuesi i Prokurorise se Pergjithshme Arben Kraja tha se imuniteti qe gezojne shume persona eshte pengese per hetimin e korrupsionit, i cili eshte i perhapur ne nivelet me te larta te shoqerise.
Niveli i korrupsionit eshte i perhapur si ne nivelin e ulet edhe ne ate te larte dhe mbetet nje problem shqetesues. Korrupsion ka ne te gjitha nivelet dhe nje pjese e njerezve kane nisur ta shohin ate si dicka normale”, u shpreh Kraja.
Ne kete takim ku ishin te pranishem perfaqesues te shoqerise civile por edhe te gjyqesorit u tha se gjate ketij viti jane seksuestruar 4 milion euro, me vendim gjykate 3.1 milion euro jane transaksion te dyshimta.
Top Channel