Biznesi: Gjykata administrative mbron interesat tona

09/12/2009 08:55

Perfaqesues te komunitetit te biznesit dhe te shoqerise civile ne Durres bashkuan nenshkrimet e tyre me ata ne Kukes, Shkoder, Diber, Gjirokaster, Lezhe, Korçe dhe Elbasan ne peticionin drejtuar Parlamentit shqiptar, ku kerkohet miratimi pa vonese i projektligjit per gjykatat administrative.

Ky koalicion ne perkrahje te gjykatave administrative po organizon nje numer tryezash te rrumbullaketa me te gjithe aktoret e interesuar ne 12 qarqet e vendit per t’i informuar ata mbi projektligjin qe do te beje te mundur ngritjen e ketyre gjykatave, si dhe per t’i angazhuar ata ne mbeshtetje te miratimit te tij sa me shpejt.

Ne tryezen e rrumbullaket te organizuar dje ne Durres me mbeshtetjen e USAID, u vu ne dukje se sistemi i gjykatave administrative do te jete nje mekanizem i efektshem per te mbrojtur te drejtat dhe interesat ligjore te te gjithe qytetareve lidhur me çeshtjet administrative qe kane te bejne, nder te tjera dhe me punesimin ne institucionet shteterore, prokurimet publike, tatimet, doganat, pensionet, regjistrimin dhe licencimin e biznesit, regjistrimin e pasurive te patundshme, apo dhe kthimin e kompensimin e pronave.

Top Channel