Do ta zgjidhnit gjinine e femijes?

08/12/2009 17:45

Teknikat gjenetike bejne te mundur qe prinderit te zgjedhin gjinin e femijeve te tyre, por ekspertet jane te ndare nese duhet ose jo te perdoret teknologjia ne kete menyre.

Teknika quhet PGD (pre-implantation genetic diagnosis) dhe fillimisht u zhvillua dy dekada me pare per te lejuar qe embrionet te testohen per semundje gjenetike.

Kjo metode u jep mundesine prinderve te perdorin fertilizimin ne vitro.

Me PGD, embrionet testohen per crregullime gjenetike dhe vetem ato qe ishin pa semundje transferoheshin ne uterin e nenes.

Kjo do te thote se prinderit qe kishin defekte gjenetike siguroheshin se keto probleme nuk do te kalonin tek femija.

Por PGD mund te perdoret gjithashtu per t’i dhene mundesine njerezve qe ne vitro te zgjedhin edhe gjinine e femijes.

Perdorimi i PGD-se per gjinine eshte i ndaluar ne shumicen e vendeve ne bote, por eshte e ligjshme ne SHBA ku nje procedure e tille kushton 18 mije dollare, duke perfshire ketu edhe fertilizimin ne vitro.

Top Channel