Kur Tiger Woods pranoi publikisht se kishte tradhetuar bashkeshorten, te gjithe pyeten veten se si ka mundesi qe nje njeri te beje nje veprim te tille kur gezon nje reputacion te madh, para pa fund dhe ka nje familje qe te gjithe e enderrojne?

Per te gjetur nje pergjigje duhet te kthehemi shume pas ne kohe kur qenia njerezore ishte ende ne evoluim, duke u kthyer ne kohet kur njerezit jetonin ne grupe tribale gjahtaresh. Pikerisht ne ate kohe, karakteri i njeriut u formesua plotesisht, pasi jeta e tyre seksuale nuk ishte me nje veprim per ciftezim por u kthye ne nje nevoje.

Jo vetem qe njerezit kryenin marredhenie rregullisht por ata filluan edhe te dashuroheshin. Ne kete menyre ciftet u stabilizuan dhe krijuan premisat per ndertimin e institucionit te familjes. Por ketu filloi te marre jete edhe ideja e marredhenieve me nje tjeter partner, pasi burrat shpesh here vriteshin, ndersa grate vdisnin gjate lindjeve. Ne keto raste personi qe ngelej vetem nuk mund ta kalonte jeten duke i qendruar besnik partnerit te larguar per ne boten tjeter.

Por cfare i shtyn meshkujt te hidhen ne krahet e nje femre te huaj? Ne terma evolutive, mashkulli i rritur eshte i prirur te hyje ne aksion nga dy nevoja te ndara riprodhuese, te dyja te motivuara nga deshira per te vazhduar transmetimin e geneve te tyre. Strategjia primare eshte dedikimi i kohes me te madhe ndaj familjes dhe femijeve te lindur nga nje lidhje e ligjshme, por nje pjese tjeter e ze edhe strategjia me e vogel, ajo qe njihet qysh ne antikitet per te flirtuar me dike jashte lidhjes.

Kjo do te thote se bashkeshorti qe i do femijet dhe bashkeshorten, mund te tundohet nga nje aventure e shkurter seksuale. Nese kjo aventure zgjat, atehere cifti ftohet dhe te dy pjesetaret e lene pas dore marredhenien.  

Top Channel