Kakavije, 4 ne pranga per trafik klandestin

07/12/2009 18:15

Forcat e policise kane arrestuar sot ne piken e kalimit te Kakavijes tre persona te akuzuar per favorizim te trafikut te klandestineve.

Lajmin e bejne te ditur burime policore, sipas te cilave ne pranga kane rene shtetasit Agim Korra, Ilirjan Lamce dhe Rajmond Spiro.

Sipas burimeve, personat ne fjale do te transportonin ilegalisht drejt Greqise nje grua shqiptare.

Burimet saktesojne me tej se operacioni per kapjen e tyre u koordinua nga specialistet e drejtorise rajonale te kufirit ne Gjirokaster.

Top Channel