Gjermani, zbulohet varreza 7 mije vjecare

07/12/2009 10:40

Zbulimet me te medha arkeologjike europiane jane bere ne territorin ku sot ndodhet Gjermania dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe as kete here pasi ne rajonin Herxheim eshte zbuluar nje varr masiv qe daton para 7 mije vjetesh.

Behet fjale per 500 trupa te cilet mendohet se kane qene viktima te kanibalizmit. Sipas arkeologut Bruno Boulestin, mes trupave ka edhe dhjetra femije. “Eshte nje prove e qarte e kanibalizmit ne fillim te eres neolitike. Ne ate periudhe popujt e Europes qendrore vuanin nga uria”, shprehet Boulestin ne nje interviste per BBC.

Sipas shkencetareve, kockat jane shkeputur nga trupat por nuk behet fjale per rituale te zakonshme pasi ky fenomen eshte i panjohur per kontinentin tone. Rezultatet e ketij studimi qe ka zgjatur disa vjet, jane publikuar ne revisten “Antiquity”.

Top Channel