E-reader? Tani edhe “tablet PC”

07/12/2009 16:00

Kane kaluar vetem dy muaj nga hedhja ne treg e “Kindle”, lexuesit te “e-book”, i prodhuar nga “Amazone”, por qe prej atehere tregu i ketyre lloj produkteve ka pesuar nje rritje shume te shpejt.

Ndersa zbresin ne fushe koloset editoriale, debati eshte ndare mes fansave te “e-reader” dhe mbeshtetesve te “tablet PC”.

Per bashkimin ne nje te vetem te dy vizioneve ka menduar “EnTourage Systems”, nje ndermarrje e Virxhinias e cila ne muajin shkurt do te hedhe ne treg “eDGe”, nje e-reader me ekran te dyfishte.

Nga njera ane ekrani me nje teknologji “e-paper”, ndersa nga ana tjeter nje “netbook” me monitor me ngjyra LCD i cili mund te vizualizoje “browser”-at, videot, i pajisur me nje tastiere.

Ne ekranin e “e-reader” mund te perdoret nje stilolaps me te cilin mund te nenvizohet teksti, te mbahen shenime, por edhe te hapet nje flete e bardhe per te bere llogari matematikore.

Top Channel