Apeli hap dyert per publikun

07/12/2009 15:10

Publiku do te kete tashme akses ne informacion edhe ne Gjykaten e Apelit te Tiranes, e cila ishte me e kritikuara ne vend per mungesen e transparences.(UPDATE)

Ne ceremonine e hapjes se kesaj zyre ambasadori amerikan John Withers garantoi angazhimin per te ndihmuar Shqiperine drejt ne menyre qe te kete nje gjyqesor te forte dhe larg cdo ndikimi.

“Nje sistem veprimi gjykate eficent  i cili eshte i lire nga influencat apo nga korrupsioni , i cili ofron akses te hapur dhe transparent per informacionin dhe proceset per pjesemarresit ne seancat gjyqesore dhe per publikun e gjere eshte nje gur kilometrazhi ne suksesin e reformes. Eshte detyre, ne te vertete pergjegjesi e gjyqtareve qe te rrenjosin dhe te restaurojne besimin e publikut ne gjykata permes veprimeve te tyre. Ata duhet te mbrojne integritetin dhe dinjitetin e gjykatave, permes veprimeve te tyre, vendimeve te tyre dhe sjelljeve te tyre. Qytetaret shqiptare  meritojne te besojne ne nje gjyqesor qe eshte i perkushtuar ne ruajtjen e ligjit dhe qe eshte i lire prej ndikimeve”, u shpreh Withers.

Duke folur per procedura gjyqesore qe jane te ngadalta zevendeskreu i OSBE, Renate Herrmanss theksoi se eshte detyre e atyre qe jane ne krye te drejtesise te pyesin veten se deri ne c’mase aplikohen ne Shqiperi kodi i procedures penale, Kodi i Procedures Civile dhe Administrative.

“Shume procedura gjyqesore mbeten ende te ngadalta dhe shpesh here u mungon transparenca. Per kete arsye egziston nevoja per nje reforme kryesore te kodeve proceduriale te ndryshme me qellim qe te jemi nje proces me te drejte dhe transparent ne syte e publikut. Nje shqetesim te konsiderueshem 0perben perceptimi qe ka publiku, perceoptimi jo i mire per sistemin e drejtesise dhe ne menyre te vecante fakti qe korrupsioni egziston ende ne gjyqesor dhe ai duhet te trajtohet ne menyre me te shpejte dhe me konkrete”, tha Herrmanss.

Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani u shpreh se Gjykatat duhet te jene instancat e para, ku palet mund te kerkojne informacion ne lidhje me procedurat gjyqesore. Sipas tij, mungesa e informacionit ose kur Gjykata deshton te jape informacionin e kerkuar rrit mosbesimin.

Zevendeskryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu vuri theksin ne fjalen e tij se transparenca i jep fund komedise se keqkuptimeve tek ata qytetare qe paragjykojne vendimet e gjyqtareve.

Ne kete takim ra ne sy mungesa e kryetares se Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, e pranishme me pare ne aktivitete te tilla ne fushen e drejtesise, por qe nuk ishte ftuar ne kete te fundit.

Top Channel