Zero financime per periudhen gusht-tetor

06/12/2009 08:00

Projekti i rruges “patriotike” Rreshen-Kalimash ka tre muaj qe nuk ka marre asnje financim nga buxheti i shtetit, behet e ditur nga te dhenat zyrtare te Ministrise se Financave.

Autostrada me kater korsi, qe nuk eshte vene ende ne pune, per shkak te mosfinancimit te tunelit, “hengri” nga buxheti 33 miliarde leke ne periudhen janar-korrik, me nje mesatare prej 4.71 miliarde lekesh ne muaj, por shpenzimet, se paku sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Financave, kane ngecur ne muajin gusht.

Ministria nuk jep shpjegime se pse gjate ketyre tre muajve nuk ka pasur shpenzime shtese, nderkohe qe kompania sipermarrese vijon punimet per perfundimin e tunelit te Thirres. Sipas buxhetit te rishikuar ne shtator, ne segmentin Rreshen-Kalimash, gjate ketij viti do te shpenzohen gjithsej 40 miliarde leke, ndersa vitin e ardhshem do te shpenzohen edhe 3 miliarde leke.

Deri ne muajin tetor, plani i shpenzimeve ne kete segment nuk eshte realizuar per 3.5 miliarde leke, gje shume e pazakonte kjo per shkak se gjate te gjithe projektit, punimet kane tejkaluar planin.
Buxheti i shtetit duket se ka hyre ne veshtiresi te konsiderueshme financiare dhe nuk ka arritur te respektoje te gjitha faturat e premtuara. Pak dite me pare, Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise beri te ditur se ne kontratat per ndertimin e rrugeve kombetare ka pagesa te vonuara me nje shume te pergjithshme prej 70 milione eurosh.

Rruget e papaguara jane ne segmentet qe po ndertohen me financim te buxhetit te shtetit dhe i perkasin pergjithesisht segmentit Kukes-Morine. Zyrtare te qeverise pranuan publikisht se vonesa te tilla ekzistonin dhe se po punonin per te shlyer detyrimet e prapambetura.
Keshilli i Ministrave vendosi ndalimin e te gjitha prokurimeve publike qe nga 3 gushti i ketij viti, ndersa Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje ministrave te tij te kursenin ne fondin per shpenzime operative dhe mirembajtje.  

Top Channel