“La Repubblica” denoncon skandalin me femijet e Divjakes

06/12/2009 12:30

Shtypi italian i ka bere jehone denoncimit te shfrytezimit te femijeve ne Shqiperi nga grupet e gjahtareve italiane.

Pas denoncimit te ketij fenomeni ne emisionin “Pasdite ne Top Channel”, gazeta “La Repubblica”, shkruan nje artikull te gjate me titull, “Ata femije shqiptare te perdorur si qen”.

Reportazhi eshte vene ne fokusin e gazetes italiane qe e ka paraqitur rastin edhe tek Federata e Gjahtareve Italiane. Ne kete shkrim u intervistua gazetari Flavio Qarri qe realizoi reportazhin dhe disa personalitete te kultures shqiptare me banim ne Itali si, sociologun Rando Devole dhe shkrimtaren Anilda Ibrahimi, per te kuptuar me mire shfrytezimin e punes se te miturve ne Shqiperi.

Rasti i femijeve te Divjakes po behet perhere e me i njohur edhe ne internet ku brenda pak kohesh blogje te ndryshme italiane e kane shfqur videon.

Top Channel