Strazimiri: Ne luftuam trafikun, PS e stimuloi

05/12/2009 20:40

Pas akuzave te djeshme te PS-se, nepermjet deputetit Ilir Gjoni per situaten e trafiqeve ne vend, i cili i referohej nje raporti te antimafias italiane, reagoi edhe PD.

Zevendesministri i Brendshem, Genti Strazimiri, iu pergjigj akuzave duke kujtuar se qeveria e PD-se i ka luftuar trafiqet ndryshe nga koha kur zoti Gjoni drejtonte Ministrine e Rendit dhe Shqiperia ishte mbreteria e trafikut, sic u shpreh ai.

“Dje shoku Xhelil Gjoni Junior artikuloi publikisht mashtrimet e rendomta qe perdorin me te huajt per pengimin e integrimit te vendit. Deklarata te ketij lloji ekspozojne veten e tyre me kriminin e organizuar dhe ne na shtojne bindjen se lufta ndaj mafies duhet te shkoje deri ne fund”, u shpreh Strazimiri.

Nderkaq deputeti Aldo Bumci, sulmoi serish familjaret e kryetarit socialist Edi Rama, duke i akuzuar si inkuizitore gjate regjimit komunist.

“Kam ne duar nje vendim xhelatesh qe mban firmen e Ramiz Alise dhe Kristaq Rames ku denohet me ekzekutim me varje me date 10 gusht te 1988 ne mes te Kukesit, disidenti dhe poeti Avzi Nela per fajin e vetem se ne vargjet e tij kerkonte te drejtat e njeriut. Kete vendim do ja dergojme kryetarit te PS-se, zotit Edi Rama me shpresen qe te nxise tek ai ndjenjen e denimit te ketij akti dhe t’i kerkoj falje publike familjes se Avzi Neles per kete akt kriminal”, deklaroi Bumci.

Top Channel