Rama: Pershkallezim te protestave

05/12/2009 13:35

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama deklaroi se protestat per ceshjen e autonomise vendore do te pershkallezohen dhe se mbeshtetesit do te jene gjithnje e me te shumte sepse duhet treguar se nje epoke po mbaron dhe nje tjeter ere e re po nis.

Ne nje fjalim te gjate para protestuesve mbledhur ne mitingun e bashkiakeve te majte, ne sheshin para kryeministrise,  Rama, njeherazi edhe lider i opozites theksoi se epoka e re do te jete e demokracise dhe do te shenoje fundin e nje kryeministri me terbim antiligjor.

“Opozita eshte shpallur nga ky kryeminister si kupola e mafias, ndersa bashkia si foleja e kupoles mafioze”, tha Rama, duke shtuar se eshte vete familja-pushtet, ajo qe po shkaterron shtetin nga grisja e kushtetutes, shkeljes se parimeve te saj dhe hedhjes ne plehra te ligjit.

Vetem tri dite para perkujtimit te 8 dhjetorit, Rama theksoi se kryeministri do te mbledhe njerezit, qytetaret e thjeshte te ketij vendi per t’i kujtuar kohen e Saliut I, duke harruar se kjo date shenon diten e lirise.

“Nuk ka demokraci per sipermarrje dhe nuk ka sipermarrje pa demokraci. Ne 8 dhjetor ne zgjodhem kete sistem, po Berisha po e lufton ate, sepse ai nuk eshte fryma e dhjetorit. Kryeministri yne vjen nga kultura e denigrimit dhe asgjesimit te tjetrit”, u shpreh Rama.

Nderkohe kryebashkiaku ne kete proteste rikujtoi edhe njehere plotesimin e 5 kerkesave qe jane:

1. Te anulohet amendamenti i majit 2009 ne ligjin baze te taksave e tarifave vendore ku qeveria, ne rruge antikushtetuese, nderhyri direkt ne percaktimin e nivelit te tarifave;

2. Te anulohet vendimi i tetorit 2009 qe, ne kulmin e krizes ekonomike, bizneset e vogla me xhiro nga 5 ne 8 milione nuk i klasifikon me si te tilla po si biznese te medha qe futen ne nje skeme detyrimesh tatimore te paperballueshme per ta, duke i cuar masivisht drejt falimentimit dhe duke i dhene nje goditje te paperballueshme edhe buxheteve vendore qe mbahen ne radhe te pare me kontributet e biznesit te vogel;

3. Te behet me ne fund, bazuar ne te drejten tone legjitime po pse jo edhe ne premtimin Tuaj te perseritur cdo vit, kompensimi i te ardhurave te munguara, 5 vjet me radhe, ne arken e bashkive e komunave nga pergjysmimi arbitrar i takses se biznesit te vogel ne vitin 2005;

4. T’i jepet fund praktikes joevropiane, korruptive, klienteliste e partiake te granteve konkurruese per nevojat e funksionet baze te njesive vendore dhe pjesa e buxhetit te shtetit per njesite vendore te ndahet ne baze te nje formule bashkekohore kriteresh objektive, ku te gjitha bashkite dhe komunat marrin cfare u takon pavaresisht nga ngjyra e tyre politike;

5. Te aplikohen me ne fund taksat e ndara ashtu sic e percakton Ligji Organik i Qeverisjes Vendore ketu e dhjete vjet me pare lidhur me tatimin mbi te ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin e kompanive.

Top Channel