Britani, shpallen te pafajshem 7 shqiptare

05/12/2009 16:15

Shtate shqiptare te akuzuar per shitje heroine ne qytetin e Oksfordit  fitojne pafajsine pas nje gjyqi 11 mujor qe i ka kushtuar taksapaguesve britanike 1,9 milion sterlina.

Shqiptaret u arrestuan Marsin e vitit 2008 duke u mbajtur per nje vit e tete muaj ne burg, ndersa juria i gjeti jo fajtore ne akuzat e ngritura.

Juria rrezoi te gjitha provat e hetimit 8 mujor te policise se Oksfordit qe survejonte shqiptaret. Policia e Oksfordit diten e arrestimit te shqiptareve permes nje komunikate per shtyp tha se kishte shkaterruar nje grup te fuqishem kriminal te cileve i jane kapur dy laboratore droge, mijera paund cash si dhe sasi e konsiderueshme droge.

Kane fituar menjehere lirine ne gjykate Leon Cohadari,Gentian Harizaj, Elmand Koshaj,  Ervin Meta, Artan Lleshi, Uljan Nelku dhe Elton Celbiqiri.

“Falenderoj Zotin qe ne kete vend ka juri. Ende nuk e di perse policia mendonte se ne ishim te perfshire ne shitje droge. Ata kontrolluan shtepine time dhe te miqve te mi duke mos gjetur asnje gje. Une u burgosa padrejtesisht per 20 muaj ” deklaroi 30 vjecari Elton Celbeqiri.

Ndersa Leon Cehodari tha se ishte nje eksperience jashtezakonisht e keqe pasi burgosja e largoi nga gruaja dhe femija i tij pese muajsh.

“Jam i kenaqur me drejtesine britanike dhe jo policine e cila shpenzoi kaq shume para dhe ne fund te fundit nuk arriti asgje” pohoi Cehodari.

“Une humba punen ne kompanine e makinave BMW ku punoja si pasoje e burgosjes 18 mujore. E gjitha kjo ngjarje me ka shkaterruar jeten pasi kam humbur gjithcka. Sistemi drejtesise britanike me i miri ne bote, ndersa hetimi policise nje trillim i vertete”. Keshtu do ta peshkruante Oltjon Nezha kete ngjarje te pazakonte ndodhur ne qytetin e Oksfordit ku tani policise do t’i duhet edhe te demshperbleje shqiptaret per burgosje te padrejte.
 

 

Top Channel