“Maria full of grace” eshte nje nder projeksionet e shfaqura ne diten e shtate te TIFF. Ky film, me regji te Joshua Marston, ka fituar 30 cmime dhe 22 nominime ne Festivale nderkombetare si Sundance Festival, apo ai i Berlinit.

Aktorja kryesore Catalina Moreno, e nominuar per Oscar si aktorja me e mire ne 2005-en, interpreton rolin e nje fshatareje te varfer, qe duke kerkuar te largohej nga Kolumbia drejt Amerikes, perfundon ne rrjeten e trafikut te droges.

Te pranishem ne shfaqjen e filmit ishin regjisori, por edhe producenti amerikan Paul Mezey, emri i te cilit klasifikohet nder ata te producenteve me te mire te kinemase indipendente.

Ata ndodhen ne Shqiperi edhe per projektin e nje filmi ne bashkepunim me skenaristin Andamion Murataj, me tematike ngujimin dhe se si perjetohet ai.

“Zgjodhem te bejme nje film ne Shqiperi, pasi na interesojne temat e ndryshimeve te shpejta qe po behen ne Europen Lindore. Historia jone ka te beje me gjeneratat e reja dhe si ndryshimi i kulturave po ndikon tek ata, vecanerisht brenda nje familjeje”,  deklaroi producenti Paul S. Mezey.

Ne qender te filmit, ende pa nje titull, do te jene nje moter e vella adoleshent te ngujuar, nepermejt te cileve do te paraqitet menyra se si perjetohet kjo plage e shoqerise shqiptare. Gjithe filmi shihet nga kendveshtrimi i ketyre dy femijeve, se si jeta e tyre ndryshon dhe ajo c’ka shohim ne eshte gjithe kohen ne syte e ketyre femijeve”, shpehet skenaristi Andamion Murataj.

“Kjo teme me intereson per dramen qe permban dhe si gjakmarrja ndikon ne dinamiken familjare. Por edhe per te paraqitur imazhin modern te nje 17-vjecari te ngujuar per shkak te zakoneve te vjetra te kanunit, qe komunikon me boten jashte me ane te sms-ve”, pohoi producenti Mezey.

Grupi i punes se ketij filmi te ardhshem, per nje muaj ka mbledhur eksperiencat e shume personave, per te krijuar nje histori te vetme, te cilen pritet t’a xhirojne ne muajin prill.

Top Channel