Kunder dhunes ne familje

04/12/2009 15:20

Nje aktivitet i Ministrise se Punes kunder dhunes ne familje i ka dhene shansin kryeministrit Berisha dhe kryetares se kuvendit Jozefina Topalli te bejne apel jo vetem per ate qe e kane cilesuar si rrezimin e murit te heshtjes nga grate e dhunuara, por edhe per ndeshkimin ligjor te dhunuesve te tyre. (UPDATE)

Larg toneve te ngarkuara politike te diteve te fundit, kryeministri Berisha foli per ekzistencen e strategjive, por ishte i pakenaqur per legjislacionin ne fuqi.

“Ne Shqiperi dhuna ne familje eshte nje problem realisht serioz. Nuk kemi nje opinion te fuqishem shoqeror kunder saj; nuk kemi edhe ligjet per denimin me te rrepte ndaj saj. E kunderta eshte e vertete. Ne qofte se behet statistika e denimeve per rastet e dhunes ne familje, aty gjen zbutjen e pamerituar, gjen minimumet e pamerituara”, u shpreh Berisha.

Por ndersa kryeministri u perqendrua tek ana sociale e ceshtjes dhe vuri ne dukje varferine si nje nga shkaqet per dhunen ne familje, kryeparlamentarja Jozefina Topalli e analizoi ceshtjen edhe nga nje pikepamje tjeter.

“Dhuna ne familje nuk ndodh vetem tek ato qe nuk dine, apo tek ato qe nuk kane. Ajo ushtrohet edhe nga ata qe jane me lart, shume me lart ne shoqeri. Atehere nuk eshte me çeshtje. Eshte alarmuese. Sepse kjo mendje e shpirt i dhunes i rrethuar me pushtet ekonomik e politik kthehet ne rrezik. Ai qe ngrihet kunder familjes se tij, ngrihet edhe kunder qytetareve te tij.  Ai qe dhunon shtepine e tij, dhunon edhe vendin e tij”, tha Topalli.

Top Channel