Kontroll jahteve ne Orikum

04/12/2009 15:00

Pak ore pas miratimit te ligjit antimafia ne parlament ka nisur nje kontroll i task force i mbeshtetur edhe nga repartet e nderhyrjes se shpejte ne portin e jahteve ne Orikum.

Prej disa oresh porti ku ndodhen disa dhjetra jahte luksoze disa prej te cileve ne pronesi te biznesmeneve te njohur shqiptare.

Prej mbremjes se djeshme rreth portit jane vendosur forcat e nderhyrjes se shpejte te Vlores dhe paraditen e sotme aty kane mberitur edhe prokurore dhe pjestare te grupit task force. Ata jane duke kontrolluar pothuajse te gjitha mjetet lundurese qe ndodhen ne kete port jahtesh ne Orikum.

Burime prane grupit qe shkoi ne port thone per Top Channel se po behej verifikimi i zbatimit te moratoriumit per ndalimin e skafeve. Moratoriumi u miratua pas zgjedhjeve te vitit 2005 si nje mase shtrenguese per te ndaluar trafiqet ilegale nepermjet detit.

Moratoriumi parashikon bllokimin e levizjes te te gjitha mjeteve lundurese pervec atyre qe jane te regjistruar per peshkim.

Top Channel