G99, proteste para televizionit publik kombetar

04/12/2009 17:25

Partia Grupimi 99 protestoi sot ne mesdite para televizionit publik kombetar. Ne emer edhe te partive te koalicionit te majte, G99 i qorton TVSH-se se eshte shnderruar ne nje mjet propagande i pushtetit.

Kryetari i G99-es kerkoi shkarkimin e drejtorit te pergjithshem te radio-televizionit publik, per shkak te politizimit te skajshem, sipas tij, te ketij institucioni.

Me te njejtin argument, Erion Veliaj kerkoi shkarkimin edhe te Drejtorit te Informacionit.

Po ashtu, kerkoi edhe doreheqjen e keshillit drejtues te radio-televizionit, pasi sipas G99, prej kohesh ky keshill nuk e kryen me funksionin e tij.

Ne proteste Erion Veliaj tha se nga taksa e televizionit, ky institucion perfiton rreth 6 milione euro ne vit, pa folur per reklamat komerciale.

E megjithate, sipas kreut te G99, institucioni nuk arrin te prodhoje asnje program cilesor.

Veliaj u beri thirrje qytetareve te mos e paguajne me taksen e TVSH-se, e cila sipas tij, sherben per te financuar propaganden per qeverine.

Top Channel