Ditelindja e ushtrise

04/12/2009 17:05

Gati nje shekull me pare, me 4 dhjetor te vitit 1912, u krijua Ministria e Luftes e qeverise se Ismail Qemalit. Pas viteve 90, kjo date perkujtohet nga ushtria shqiptare si dita e ushtrise.

Ne Universitetin ushtarak “Skenderbej” ishin te pranishme autoritetet me larta ushtarake dhe civile te ushtrise shqiptare.

Ky eshte viti i pare qe Forcat e Armatosura e perkujtojne datelindjen e tyre si ushtri e nje vendi anetar te NATO-s.

“Forcat tona te Armatosura duhet te jene krenare, sepse arriten, per nje kohe te shkurter, te permbushin detyrimet dhe angazhimet sa ne planin e reformimit te brendshem aq edhe ne ate te ngritjes se cilesise dhe profesionalizmit te tyre. Ato perfaqesuan me se miri deshiren dhe aspiraten e popullit shqiptar per t’u integruar ne NATO dhe garantuan suksesin e ketij anetaresimi”, eshte shprehur Topi.

Por ushtaraket shqiptare e kane filluar bashkepunimin me ushtrite e vendeve aleate ne misione paqeruajtese qe ne vitet ’90.

“Fale ketyre sakrificave dhe angazhimeve me shume te drejte ata jane quajtur nga aleatet tane si ambasadoret me te mire te Shqiperise ne bote”, eshte shprehur shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA-ve, gjen.brig. Maksim Malaj.

Kete jave kryeministri Berisha njoftoi se qeveria shqiptare do te dergoje forca shtese ne Afganistan, duke iu pergjigjur keshtu angazhimit shtese te ushtrise amerikane dhe aleateve te NATO-s.

Nderkohe sipas ministrit te Mbrojtjes Arben Imami, vitin e ardhshem Forcat e Armatosura do t’i nenshtrohen nje reformimi te strukturave, per t’i bere ato me efektive.

“Do te shtohet kontributi yne dhe do te rritet niveli operacional i pjesemarrjes sone krahe per krahe me aleatet tane ne Afganistan. Ata kontribuojne per sigurine dhene do te kontribuojme per sigurine e perbashket”, u shpreh Imami.

Ushtria shqiptare synon krijimin e nje force me te vogel, teresisht profesioniste.

Top Channel