Britani, “banda” shqiptare shpallet e pafajshme

04/12/2009 17:35

Shtate shqiptare te akuzuar per shitje heroine ne qytetin e Oksfordit fitojne pafajesine pas gjyqit 11 mujor qe u ka kushtuar taksapaguesve britanike 1,9 milione sterlina.

Shqiptaret u arrestuan marsin e vitit 2008 duke u mbajtur ne burg per dy vjet, ndersa juria i shpalli te pafajshem per akuzat e ngritura. Juria rrezoi te gjitha provat e hetimit 8 mujor te policise se Oksfordit qe survejonte shqiptaret.

Policia e Oksfordit diten e arrestimit te shqiptareve permes nje komunikate per shtyp tha se kishte shkaterruar nje grup te fuqishem kriminal te cileve u jane kapur dy laboratore droge, mijera paund si dhe nje sasi e konsiderushme droge. Kane fituar menjehere lirine ne gjykate Leon Cohadari,Gentian Harizaj, Elmand Koshaj, Ervin Meta, Artan Lleshi, Uljan Nelku dhe Elton Celbiqiri.

“Falenderoj Zotin qe ne kete vend ka juri. Ende nuk e di perse policia mendote se ne ishim te perfshire ne shitje droge. Ata kontrolluan shtepine time dhe te miqve te mi duke mos gjetur asnje gje. Une u burgosa padrejtesisht per 20 muaj”, deklaroi 30 vjecari Elton Celbeqiri. Ndersa Leon Cehodari tha se ishte nje eksperience jashtezakonisht e keqe pasi burgosja e largoi nga gruaja dhe femija i tij pese muajsh.

“Jam i kenaqur me drejtesine britanike por jo me policine e cila shpenzoi kaq shume para dhe ne fund te fundit nuk arriti asgje”, pohoi Cehodari. “Une humba punen ne kompanine e makinave BMW ku punoja si pasoje e burgosjes 18 mujore. E gjitha kjo ngjarje me ka shkaterruar jeten pasi kam humbur gjithcka”. Keshtu do ta peshktuante Oltjon Nezha kete ngjarje te pazakonte te ndodhur ne qytetin e Oxfordit ku tani policise do t’i duhet edhe te demshperbleje shqipraret per burgosje te padrejte.

Top Channel