Babai flak foshnjen nga ura

04/12/2009 16:35

Nje person rreth te 40-ave nga Shkodra eshte vene ne kerkim nga policia per shkak se mesditen e se premtes ka hedhur me vetedije nje femije 2 vjec nga nje lartesi prej disa metrash. (UPDATE)

Ai ka hipur ne nje mbikalim te linjes hekurudhore dhe ka hedhur ne asfalt femijen e tij vetem 2 vjec me inicialet E.Xh.

Kalimtaret kane shkuar menjehere ne ndihme te foshnjes i cili per shkak te lartesise ka thyer kemben dhe ka pesuar fraktura te tjera ne trup.

Ne gjendje shume te rende ai eshte derguar per ne spitalin e qytetit per t’i dhene ndihmen e pare mjekesore.

Me pas eshte lajmeruar policia qe ka nisur kerkimin per autorin e ngjarjes.

Sipas policise, ne kerkim eshte shpallur i ati i te miturit, i cili per policine eshte nje njeri me probleme.

Disa muaj me pare ai eshte divorcuar nga bashkeshortja.

Ekspertet e policise kane bere matjet ne vendin e ngjarjes ndersa ka nisur kerkimi per autorin e ngjarjes.

Ende nuk behen te ditura shkaqet qe detyrua 40-vjecarin te arrije ne nje vendim te tille shokues.

Femija nderkohe vazhdon te kurohet ne reanimacionin e spitalit rajonal te Shkodres.

Top Channel