Vijon protesta e bashkise se Tiranes

03/12/2009 19:55

Punonjesit e bashkise se Tiranes dhe ndermarrjeve te sherbimit kane protestuar serish ndaj vendimeve me te fundit te qeverise Berisha dhe deklaratave te tij, c’ka sipas tyre i merr kompetencat institucionit ku ata punojne, duke cenuar rende sherbimet ndaj qytetareve.

Drejtues te bashkise se Tiranes jane shprehur se reduktimi i te ardhurave ne arken e bashkise perkthehet ne shkurtim te vendeve te punes, reduktim te investimeve, falimentim te bizneseve dhe me teper varferi ne familjet kryeqytetase.

“Sot ndodhemi para nje reduktimi te burimeve njerezore, kjo perkthehet me 1/3 e stafit qe kerkohet te largohet nga puna”, ka deklaruar punonjesja e bashkise se Tiranes, Viola Haxhiademi.

Njeri pas tjetrit, drejtues te bashkise kane qartesuar para punonjesve te tyre dhe mediave pasojat e renda te shkeljes se autonomise vendore qe po behet nga pushteti qendror.

Top Channel