Policia italiane e Riminit ne nje operacion te koduar “Babilonia”, ka vene ne pranga 4 shtetas shqiptare dhe nje rumune nen akuzen e shperndarjes se lendeve narkotike.
Ne pranga kane rene Bardh Malocaj 37 vjec, Valeria Jorgjini 22 vjec, Kastriot Malocaj, vellai i Bardhi Malocaj dhe Elton Malocaj kusheriri i tyre. Ne pranga ka perfunduar edhe shtetesja rumune, pjese e bandes, Nikoleta Dinu.
Sipas karabiniereve italiane, kreu i bandes ishte Bardh Malocaj ndersa 4 anetaret e tjere te saj merreshin me shperndarjen e lendeve narkotike duke arritur deri ne nje kilogram heroine te shperndare brenda nje jave.
Pervec Bardhi Malocajt, asnje prej te ndaluarve nuk rezulton me precedente penale ne shtetin fqinj. Sipas autoriteteve italiane B. Merlocaj rezulton i skeduar, pasi ne daten 29 janar te ketij viti u arrestua nen akuzen e tentatives per vrasje.
Top Channel