Gripi A, regjistrohet viktima e pare ne vend

03/12/2009 17:40

Shenohet viktima e pare nga virusi A/H1N1 ne vendin tone. Ministria e Shendetesise ka konfirmuar vdekjen e nje pacienti 57 vjecar nga Sukthi i Durresit, i cili nderroi jete pasi u infektua nga gripi i derrit.

“Sot ne spitalin e semundjeve te meshkrive ka nderruar jete nje pacient 57 vjecar i ardhur nga spitali i Durresit dhe i infektuar me virusin e ri pandemik A/H1N1. Ai ishte nje i semure kronik pasi kishte kaluar semundje ne zemer dhe kancer ne prostate”, ka deklaruar drejtori i politikave ne spitalin e Tiranes, Pellumb Pipero.

Ministria e Shendetesise u ben thirrje te gjithe grupeve te riskut, por vecanerisht te semuret kronike te tregojne kujdes maksimal dhe te mos neglizhojne konsultat me mjekun e familjes ne rast te shenjave klinike, qofte edhe te gripit te zakonshem, pasi rastet po shtohen cdo dite me ritme te shpejta. Specialistet thone se personat qe vuajne nga nje semundje jane me te prirur te preken  nga virusi.

Top Channel