Aleatet paralajmerojne valen e re te protestave

03/12/2009 19:15

Opozita do te nise diten e neserme nje vale protestash per te kerkuar fillimisht shkarkimin e drejtorit te pergjithshem te TVSH-se dhe me pas per te rrezuar kryeministrin Berisha.

Lajmin e beri te ditur kryetari i G99, Erjon Veliaj, ne perfundim te mbledhjes se kryetarit te PS Edi Rama, me aleatet e majte dhe te djathte qe nuk perfaqesohen ne Parlament.

“Nga dita e neserme do te filloje nje proteste masive perpara TVSH-se, per te kerkuar shkarkimin e drejtorit. Me pas vala do te vazhdoje me nga nje proteste ne dite”, ka deklaruar Veliaj.

Kreu i G99 ka perdorur tone te ashpra ndaj kryeministrit Berisha, te cilin e ka cilesuar nje te semure mendor, qe duhet te largohet sa me shpejt nga pushteti.

“Kemi nje kryeminister pervers. Ai nuk eshte i afte menderisht te qeverise vendin e vete. Drejtohemi nga nje kryeminister anormal, ndaj po marrim masa”, ka theksuar Veliaj, i cili ka lajmeruar se opozita po konsideron t’i kerkoje Gjykates Kushtetuese ngritjen e nje komisioni per vleresimin e aftesive mendore te kryeministrit.

Ndersa kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ne fjalen e tij ka nenvizuar se hapja e kutive eshte nje domosdoshmeri, ashtu si dhe zgjedhjet e parakohshme.

“Hapja e kutive eshte nje domosdoshmeri dhe ne do kerkojme nje qeveri teknike qe te analizoje zgjedhjet dhe te organizoje zgjedhje te parakohshme”, ka pohuar Dule.

Ne te njejten linje eshte shprehur edhe avokat Spartak Ngjela, i cili ka theksuar se, Shqiperia duhet te clirohet nga tirania.

Ndersa kryetari i PDK, Nard Ndoka pervec se ka konfirmuar protesten ka kerkuar nga prokuroria qe te hetoje vjedhjen e votave.

“Eshte e turpshme per nje kryeminister qe te merret me shpifje te uleta. Ne do te bejme proteste. Keto jane protesta qe nuk do te merren me kolltukun e zotit Berisha. Ne do t’i kerkojme prokurorise qe te hetoje mbi vjedhjen e votave”, ka deklaruar Ndoka.

Top Channel