Vaksina, brenda 10 ditesh mberrijne dozat e para

02/12/2009 16:35

Brenda 10 diteshit te pare te muajit dhjetor mberrin ne Shqiperi vaksina kunder gripit te derrit. Sipas drejtorit te politikave shendetsore ne Ministrine e Shendetesie sasite e pare te vaksines jane siguruar nga Hungaria dhe Gjermania.

“Porosia eshte bere dhe priten 200 mije doza nga Hungaria dhe 50 mije nga Gjermania”, u shpreh Pipero.

Drejtori garanton qytetaret se vaksina qe do te vije ne Shqiperi dhe qe si fillim do te perdoret per grupet e riskut nuk ka efekte anesore

“Nga informacionet qe kemi kjo vaksine, qe po perdoret gjeresisht ne Hungari, nuk ka patur efekte anesore”, u shpreh Pipero.

Persa i perket mungeses se vaksines se gripit te zakonshem ne tregun faramceutik edhe pse nuk eshte pergjegjesi direkte e Ministrise, por e grosisteve, drejtori i politikave shendetesore thote se jane kontaktuar firma te medha dhe pritet te mberrijne partite e tejra te kesaj vaksine ne treg.

Kjo vaksine mund te behet deri ne muajin shkurt nga cilido qe ende nuk ehste prekur nga virusi.

Top Channel