Shqiperia, serish trupa ne Afganistan

02/12/2009 17:45

Shqiperia do te rrise pranine e trupave te saj ne Afganistan me 85 forca komando.

Lajmi eshte bere i ditur nga kryeministri Sali Berisha, i cili reagoi menjehere pasi presidenti amerikan Barack Obama shpalli planin per dislokimin ne Afganistan te 30 mije trupave shtese dhe u kerkoi aleateve te kontribuojne ne luften kunder talebaneve.

Kete vendim kryeministri Berisha e ka marre edhe pas konsultimeve ne telefon para dy ditesh me sekretarin e pergjithshem te NATO-s, Rasmusen.

Por, ndryshe nga trupat e tjera shqiptare qe ndodhen prej disa vitesh ne Afganistan, kete here 35 prej tyre do te jene ne pikat e nxehta te luftimit.

Ne te njejten dite, kryeministri Berisha i ka premtuar administrates amerikane se Shqiperia do te strehoje ish-te burgosur te Guantanamos.

Per kete qellim ai ka pritur ne nje takim larg kamerave te derguarin special te Uashingtonit, Daniel Fried, bashke me ambasadorin amerikan John Withers.

I pyetur per kete ceshtje nga Top Channel, kryeministri Berisha konfirmoi gatishmerine e Tiranes zyrtare per te pranuar kerkesen e bere muaj me pare nga sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, por me nje kusht.

Top Channel