Guantanamo, Fried ne Tirane

02/12/2009 15:00

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane futur Shqiperine ne listen e vendeve qe mund te pranojne strehimin e disa te denuarve te burgut te Guantanamos, i cili do te mbyllet.

Ky besohet se ka qene qellimi kryesor i ardhjes ne Tirane te te ngarkuarit special amerikan per kete ceshtje, ambasadorin Daniel Fried, deri para pak kohesh ndihmessekretar shteti per ceshtjet e Europes dhe Azise.

Ambasadori Fried, bashke me ambasadorin amerikan ne Tirane John Withers, kane drekuar me kryeministrin Sali Berisha ne nje nga vilat qeveritare te ish bllokut.

Duke identifikuar pranine e ambasadorit Frid dhe perfshirjen ne takimin me kreministrin edhe te Ministrit te Brendshem Lulzim Basha, besohet se pranimi nga Shqiperia i disa te denuarve nga Burgu i Guantanamos eshte thjesht ceshtje kohe.

Deri tani, ambasadori Fried, pas nje turi europian, ka mundur te siguroje nje pergjigje pozitive per marrjen e te denuarve nga Hungaria, Franca, Irlanda, Portugalia, Palau dhe Bermudet, si dhe pret nje konfirmim te fundit nga Franca, Spanja, Italia dhe Belgjika.

Takimi u mbajt ne nje dite kur pritej qe kriza politike ne Shqiperi te merrte nje impuls te ri per shkak te skadimit te nje afati qe opozita kishte vendosur per hapjen e kutive te votimit.

Por mbetet e paqarte, nese ne kete takim te rezervuar dhe te palajmeruar per mediat, eshte diskutuar ose jo mbi situaten politike ne Shqiperi.

Top Channel