Berisha: Asnje kompromis per ndarje pushteti

02/12/2009 20:40

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do te pranoje asnje lloj kompromisi per ndarje pushteti, qe sipas tij kerkohet nga kreret e Partise Socialiste.

Duke qendruar i palekundur ne qendrimin e tij per mosdalje mbi vendimin e gjykatave, pra per mos hapje te kutive, Berisha theksoi se me daret e ligjit do te cmontoje teresisht perandorine e krimit.

Duke paraqitur para mediave nje dosje, e cila sipas Berishes, verteton se kupola mafioze ka abuzuar me pronat e kryeqytetit duke vendosur pasuri me vlere 750 milione euro, kryeministri theksoi se qeveria ka vullnet te hekurt per ‘gozhdimin e Aldo Bareve ne pushtet, Aldo Bareve me pamje zoterinjsh”.

“Zgjedhjet e 28 qershorit u certifikuan nga SHBA-te dhe partneret europiane, me perjashtim te kupoles punisto-mafioze qe pretendon te kunderten, per hir te interesave te tjera”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise pranoi se ka marre shume mesazhe nga Rama per kompromise, porse ai nuk ka pranuar per te ndare pushtetin, pasi drejton nje koalicion qe funksionon.

“Une pranoj qe t’i krijoj hapesiren e duhur opozites, por jo kompromise per ndarje pushteti”, u shpreh Berisha.

Top Channel