Ruci: Koha mbaroi, Berisha nuk reflektoi

01/12/2009 08:15

Ne prag te perfundimit te afatit dhjeteditor, numri dy i Partise Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaron se nuk ka asnje ultimatum, por nje periudhe reflektimi per Kryeministrin, çka sipas tij nuk i ka mjaftuar.

Me gjithe mungesen e reflektimit nga ana e kreut te ekzekutivit, Ruçi tha se PS nuk terhiqet nga qendrimi i saj per te kerkuar standardet e zgjedhjeve.

Nderkaq, burime nga selia roze konfirmojne se kjo parti do te prese edhe sot dhe neser qe Kryeministri t’i pergjigjet afatit dhjeteditor per hapjen e kutive.

Ndersa diten e enjte pritet nje mbledhje e radhes se grupit parlamentar, i cili do te zbardhe me shume strategjine e pervijimit te protestave, si dhe daten e organizimit te tyre.

“Nuk behet fjale per ultimatume, por per periudhe te mjaftueshme refleksioni. Kjo nuk i ka mjaftuar Berishes. Opozita aktuale kerkon standarde te demokracise me qellim meritimin e integrimit dhe afrimin e ketij procesi”, theksoi kreu i Asamblese Kombetare te PS-se, Gramoz Ruçi.

Njeheresh ai iu pergjigj deklaratave te ashpra te Kryeministrit qe prekin jeten personale te kreut te opozites. Ruçi e ka cilesuar Kryeministrin e vendit si perdhunuesin kryesor te foltores se Parlamentit.

Top Channel