Shkupi-Tiranes: Mbyllni sherret politike

30/11/2009 20:15

Opinioni publik shqiptar ne Maqedoni po ndjek me vemendje debatet e fundit politike ne Shqiperi. Politikanet shqiptare ne vendin fqinj druhen se perplasjet e fundit do te demtojne imazhin e Shqiperise.

“Mendoj se kjo lufte politike duhet te kete nje limit. Pozita dhe opozita shqiptare duhet te kene parasysh rekomandimet e BE”, ka deklaruar deputeti i BDI-se, Safet Ademi.

Ne te njejten linje eshte edhe politologu Ismail Sinani, i cili eshte i mendimit se kjo perplasje politike do te ndikoje edhe tek faktori shqiptar ne Maqedoni.

“Nese akuzat qe ndodhin mes oborreve politike nuk jane ne kornizat e normales, atehere do te demtojne edhe politiken shqiptare ne Maqedoni”, ka theksuar ai.

Ekspertet druhen se perplasjet e fundit qe kane perfshire politiken e Tiranes zyrtare mund ta cojne Shqiperine drejt nje krize te re.

Top Channel