PS: Berisha s’e mbulon dot krimin elektoral

30/11/2009 19:50

Selia roze nxori dy deputete zonja per te replikuar ne lidhje me akuzat e fundit te kryeministrit kundrejt kryetarit socialist Edi Rama.

Per deputeten Arta Dade, te majtet nuk kane bere kurre akuza personale. “Berisha nuk mund te mbuloje krimin dhe korrupsionin elektoral duke hyre ne shtepite e te tjereve. Ne nuk jemi marre kurre me jeten e tij private, por me pushtetin e tij familjar”, ka deklaruar Dade.

Kurse zonja Mimi Kodheli tha se keto akuza nuk mund te heqin vemendjen nga kerkesa per hapjen e kutive.

“Njeriu qe me fjalorin e tij turperoi grate dhe te moshuarit, qe po harton akuza monstruoze qe krijohen nga nje mendje e semure, kerkon te mbuloje para qytetareve vjedhjen e votave. Por Berishes i mbetet vetem nje zgjidhje, te hape kutite”, ka pohuar Kodheli.

Socialistet kane paralajmeruar nje mosbindje civile ne shkalle kombetare ne rast se kutite nuk hapen. Kur kane mbetur pak dite nga afati i reflektimit qe ata i kane vene qeverise, deklaratat jane shpeshtuar nga te dyja palet.

Top Channel