Rama: Fyhreri shqiptar po mban peng vendin

29/11/2009 15:35

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama gjate nje takimi me veteranet e luftes nacional-clirimtare u shpreh se ndarja e popullit per festen e Clirimit eshte shembelltyra me e keqe e diktatures komuniste.

“Ndasia jone e pervitshme me ceremoniale te ndryshme edhe per daten qe bashkon cdo komb, eshte ne pah. E shkuara mban peng shoqerine tone permes nje fyhreri qe hyri ne politike nga korridoret komuniste”, theksoi Rama.

Ai tha se pavaresisht ndarjes, shqiptaret kane vetem nje feste Clirimi, 29 Nentorin. “Te ndahemi nga kjo politike duke mos iu pergjigjur baltes me balte. Nuk ka dy date Clirimi ka vetem nje, 29 Nentori i vitit 1944”, shtoi kreu opozitar. Ndersa kjo jave u karakterizua nga akuzat dhe gjuha e ashper e kryeministrit Berisha ndaj liderit te opozites, Rama ka zgjedhur kete dite per t’ju pergjigjur ne menyren e tij kreut te qeverise, qe sipas tij po cenon jo vetem lirine e vendit, por po tenton te ktheje prapa shqiperine, me ane te dhunes per te fituar para dhe pushtet.

“Gjuha e urrejtjes denigruese ndaj opozites nuk eshte asgje vecse fantazma e fashizmit te vjeter. Ende sot 65 vjet me vone, liria eshte larg nga liria e botes se re”, u shpreh Rama.

E pranishme ne kete aktivitet ishte edhe Anita Rama nena e Edia Rames, e cila nuk preferoi te komentoje akuzat e kryeministrit Berisha. “Une sot kam ardhur te nderoj dhe respektoj kujtimin e vellait tim qe e kam deshmor dhe me kete rast uroj familjet e te gjithe deshmoreve”, deklaroi ajo.  

Top Channel