Heqja e mandateve, PS: Mazhoranca te mos guxoje…

27/11/2009 16:30

Deputeti i Partise Socialiste, Erjon Brace ka hedhur poshte cdo mundesi ligjore qe deputeteve te opozites t’i hiqet mandati per shkak te bojkotit te tyre parlamentar.

Sipas Braces deklaratat me te fundit te drejtuesve me te larte te qeverise si rasti i Olldashit pak dite me pare, por edhe te kryetares se kuvendit qe kercenojne me zevendesimin e deputeteve aktuale ne kuvend me koleget e tyre qe gjendeshin me poshte ne listen e zgjedhjeve jane shembull i nje paniku politik dhe ligjor qe ka pushtuar qeverine aktuale. Sipas tij kjo eshte nje tjeter skeme qe do te deshtoje pas asaj per blerjen e deputeteve te Partise Socialiste.

Sipas Braces as kryeministri Berisha, as ministri Olldashi dhe asnje qeveritar tjeter nuk do te mund te ndalojne opoziten ne misionin e saj, per te rivendosur demokracine, sic e quajti ai betejen e fundit te Partise Socialiste.

“Ne jemi ne beteje per voten e lirise midis kuvendit dhe selise se qeverise i dale nga ky pushtet i vjedhur”, u shpreh Brace.

Per Bracen nje pjese e ministrave qe artikulojne kete teze kerkojne legjitimimin e ketij pushteti per t’u mbrojtur perballe drejtesise nga vjedhjet dhe zullumet e shumta qe sipas tij kane bere.

Top Channel