Vajzat e karatese ne kerkim te metodave mbrojtese

26/11/2009 19:30

Ne pamje te pare, Armela dhe Migena nuk eshte se ta mbushin syrin, me mire eshte te mos e provosh forcen e tyre.

Djali i fundit qe kerkoi te mase forcen me to e pesoi keq. Ndoshta akoma nuk ia kishin thene sportin qe vajzat ushtrojne. Ato jane dy 14-vjecaret e taekwondo-s, nje sport qe po fillon e gjen hapesire dalengadale edhe ne Shqiperi. Pasditja e dy vajzave nuk eshte si ajo e moshatareve te tyre.

Ora pese i gjen gjithmone ne palester. Aftesia per te perdorur duart, grushtat, berrylat, gjunjet, kembet dhe pjese te tjera te trupit i ben vajzat te hekurta perballe cdo rreziku. Kur vjen radha te meshkujt e taekwondo-s, synimi nuk eshte vetem mbrojtja. Ata kerkojne me shume, kerkojne medalje.

Dy nga kampionet kombetare Sajmir Ibra dhe Besmir Gjuzi i kushtojne gjithe energjine fizike ketyre ushtrimeve te rrezikshme. Per disa djem te tjere te ekipit te Dinamos taekwondo permblidhet ne nje fjali, te shfrytezosh pasditen mes fiskultures dhe ajrit te paster. si cdo disipline, trajneri eshte ai qe mban gjalle ekipin. Elvis Vuka qe profesionin ia ka dhene nje koleg korean ka 16 vite qe perpiqet te ruaje kete art superior vetembrojtjeje.

I vetedijshem se kushdo mund te ushtroje dhe kontrolloje fuqine e tij trainer Elvisi thote se taekwondo i jep individit prirjen drejt modestise dhe bujarise. Perballe te mirave qe sjell sporti dhe vecanerisht artet marciale nisma e njerezve si Elvisi per t’i shtyre te rinjte drejt jetes se shendetshme mbetet pak e realizuar.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel