Privatizimi te Tajvani, reagon bashkia

25/11/2009 15:25

Ndertesa tek parku “Rinia”, prone e shoqerise SHPK Tajvan  eshte kthyer ne nje tjeter objekt konflikti mes qeverise dhe bashkise se Tiranes.

Pas akuzave te perfaqesuesit e qeverise per dhenie e kesaj leje ndertimi nga bashkia e Tiranes ne nje toke shteterore ka reaguar administratori i pergjithshem ne bashki Dritan Agolli, i cili permes dokumentave ka treguar se vendimi per legalizimin e kesaj ndertese eshte marre nga Keshilli bashkiak me 71% te votave.

“Shoqerise ‘Tajvani SHPK’ i eshte shitur nje siperfaqe toke per efekt legalizimi nga ane Keshillit Bashkiak. Genjejne kur thojne se ligji nuk lejonte shitjen e tokes dhe bashkia e ka bere ate ne shkele ligji ne rastet e trojes publike per efekt legalizimi toka shitet nga e toka shitet nga Keshilli i Bashkise apo  komunes”, u shpreh Agolli.

Administratori i bashkise ka treguar se per legalizimin e kesaj prone, bashkia ka ndjekur te gjitha hapat ligjore.

“Me insistimin dhe te anetareve demokrate vendosi sipas percaktimit te ligjit. Vlera e paguar me legalizimin sikur te ishte bere me ligjin qe zbaton sot qeveria do te bente e subjekti do te paguante 5 here me pak se cka paguar me pare ne arken e bashkise”, u shpreh Agolli.

Beteja politike mes mazhorances dhe opozites duket se po shtrihet ne nje tjeter rrafsh, ate ekonomik, ku te majtet akuzojne kryeministrin se po godet bizneset qe kane mbeshtetur opoziten. Ne nje kohe qe perdor nje tjeter meter per bizneset prane kryeministrit.

Top Channel