Ekstradohet Aldo Bare, kreu i bandes se Lushnjes

Alfred Shkurti, i njohur edhe si Aldo Bare, kreu i nje bande mafioze ne qytetit te Lushnjes ka mberritur ne aeroportin e Rinasit ne oren 09:55 minuta. (UPDATE)

Nje carter i nisur nga Turqia e ka zbritur ne Shqiperi, njeriun me te perfolur te botes se krimit ne vend, mbi te cilin rendojne nje seri vrasjesh.

Aeroporti i Rinasit ka qene i tejmbushur me forca policie dhe forca speciale, te cilat kane shoqeruar Aldo Baren drejt qelive te burgut 313.

Akuzat e prokurorise jane ngritur mbi kreun e Bandes se Lushnjes, qe eshte njohur me teper me emrin Aldo Bare, per urdhera te dhena prej tij per ekzekutime te funksionareve lokale ne Lushnje, ekzekutime te oficere policise, tortura, grabitje te armatosura, pengmarrje e nje sere krimesh te tjera.

Shkurti, i cilesuar si koka e nje organizate lokale mafioze, ate ne Lushnje, akuzohet te kete shtrire rrjetin e tij kriminal ne trafikun e droges ne disa vende te Bashkimit Europian.

Aldo Bare u arrestua ne mars te 2006-es ne Stamboll te Turqise, pasi u kap me nje pasaporte maqedonase te falsifikuar. Ne ate kohe ai kishte dy arreste nderkombetare, ate te Shqiperise per krijim te bandes se armatosur dhe nje seri vrasjesh dhe Italise per trafik nderkombetar te droges.

Kjo ka qene arsyeja qe per tre vjet me radhe ne Turqi avokatet e Aldo Bares, jane perpjekur te shtyjne ekstradimin e tij drejt Shqiperise. Pas seancash gjyqesore me radhe, ai ka humbur perfundimisht te drejten per te mos u kthyer ne Shqiperi. Ardhja e kreut te bandes mafioze te Lushnjes ne Shqiperi, eshte bere ne menyre sekrete.

Ne gjykaten e Krimeve te Renda Alfred Shkurti do te perballet me dy procese gjyqesore, nje qe e akuzon ate ne menyre individuale, dhe nje proces tjeter ku eshte i pandehur me banden e tij.

Procesi ndaj Aldo Bares ka nisur qe ne vitin 2005, nga Gjykata e Krimeve te Renda.  

Top Channel