Durres, ne pranga pasi ndryshuan deshmite

25/11/2009 11:40

Perfundojne ne pranga 3 persona pasi ndryshuan deshmite e tyre. I gjithe hetimi qe coi ne qeli shefin e policise bashkiake te Durresit dhe vartes te tij ishte bazuar ne deshmite e tyre, por ata i kane ndryshuar deklarimet e tyre ne gjykate dhe nga akuzues kane perfunduar ne te akuzuar.

Agjentet e Sektorit te Luftes kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Drejtorine e Policise Durres bene arrestimin ne flagrance te shtetasve Ylli Bala, 34 vjec, nga Kukesi me banim ne lagjen 16 te Durresit, Xhimi Hoxha, 27 vjec nga Tepelena dhe Altin Losha, 31 vjec nga Burreli, te dy me banim ne Spitalle te Durresit.

Arrestimi i tyre u be pasi gjate seances se djeshme gjyqesore ne Gjykaten e Durresit kane dhene deshmi te rreme.

Top Channel