Aksidenti ne Durres-Kukes, nisin hetimet

24/11/2009 16:25

Prokuroria e rrethit Kukes ka filluar hetimet ne lidhje me aksidentin e rende qe ndodhi ne autostraden Durres-Kukes, paraditen e se henes, ku humben jeten dy punetore.

Grupi i hetimit eshte duke punuar ne te disa pista hetimi, ate te aksidentit per shkak te mos marrjes se masave te sigurise, amortizimit te mjetit te punes si edhe te gabimit njerezor.

Organi hetimor nuk beri publik, se ku ngre me shume dyshim ne lidhje me keputjen e nje prej kraheve te vincit qe solli si pasoje dhe vdekjen e te dy punetoreve, por tha se po punon per te treja pistat njekohesisht.
 
Aksidenti ndodhi ne afersi te vendit te quajtur Ura e Kaloshit, ku Arben Mucmata 40 vjec nga Kukesi dhe Branko Shvetskoski nga Maqedonia 50 vjec, rane nga ura dhe humben jeten.

 

Top Channel