Zbulohet “spiuni” i Dajtit ne polici

23/11/2009 16:20

Kater muaj pas arrestimit te te shumekerkuarit Dritan Dajti qe solli edhe tragjedine e katerfishte ne radhet e policise shqiptare, Prokuroria e Krimeve te Renda i hedh prangat nje oficeri qe akuzohet si bashkepunetori i Dajtit. (UPDATE)

Mariglen Muca me detyre inspektor ne zonen ku jetonte ne arrati Dritan Dajti eshte arrestuar ne ambientet e brendshme te Prokurorise se Krimeve te Renda pas mases se sigurise te dhene nga gjykata qe bazohej mbi hetimet disa mujore qe e lidhen emrin e inspektorit me te shume kerkuarin.

Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme deklaroi per Top Channel se hetimet po vazhdojne ende per lidhjet e Dajtit brenda radheve te policise.

Paraprakisht per Top Channel u tha se Muca ka ndihmuar Dajtin ne kohen qe ai ishte i shumekerkuar. Prokuroria konfirmoi se inspektori e kishte pajisur Dritan Dajtin me uniforme policie, me nje dokument policie dhe se disa here dyshohet ta kete transportuar ate me makinen e vet ne vende te ndryshme.

Behet e ditur se numri i inspektorit rezulton ne bisedat e bera nga telefoni i Dritan Dajtit. Nderkohe qe konfirmohet se inspektori garantonte fshehjen e Dajtit ne Durres.

Burime te sigurta thane se po hetohet edhe per nje lidhje tjeter, pasi ka dyshime se Mariglen Muca eshte transferuar qellimisht nga nje detyre e meparshme ne Korce drejt Durresit per te ndihmuar Dritan Dajtin te jetonte i qete ne arrati.

Arrestimi i Dritan Dajtit javen e pare te gushtit dhe vrasja e Altin Dizdarit, Saimir Duckollarit, Fatos Xhanit dhe Kastriot Fekes gjate ketij operacioni hodhi dyshime te forta per tradhetimin e oficereve te policise gjate ketij aksioni.

Sidoqofte per kete episod te paprecedent per policine shqiptare ende nuk ka emra te implikuarish.

Top Channel