Mamurras, sekuestrohen 23.5 kg heroine

22/11/2009 13:55

Policia e Mamurrasit ka zhvilluar nje operacion blic ne banesen e nje personi, duke sekuestruar 23.5 kg heroine.

Pas informacioneve te marra, uniformat blu hyne ne banesen e 65 vjecarit Hamit Doci ku gjeten edhe sasine e heroines bashke me nje pistolete dhe nje arme gjahu.

Ndaj te moshuarit jane vene prangat, ndersa hetimet per zbardhjen e destinacionit te droges, po vazhdojne.

Top Channel