Xhafa: Qeveri e cimkave 

21/11/2009 13:30

Deputetet socialiste pretendojne se nje automjet ne oborrin e kryeministrise po pergjon bisedat telefonike te lidereve te opozites.

Deputetet Fatmir Xhafa dhe Erjon Brace kane kerkuar largimin e ketij automjeti, qe eshte ne kundershtim me ligjin.

“Ky akt tregon fytyren e vertete te Berishes, pasi ajo makine nuk lejohet te qendroje aty. Kjo eshte qeveri e cimkave dhe jane cimkat e Berishes qe pergjiojne celularet e lidereve te opozites”, u shpreh Xhafa.

Deputeti Brace kerkoi zhvendosjen e protestuesve para hekurave te oborrit te kryeministrise deri ne heqjen e makines.

Nuk vonoi shume dhe kjo makine per te cilen, disa prej protestuesve qelluan me veze, u zhvendos nga oborri.

Top Channel