Vale arrestimesh nga policia

21/11/2009 15:20

Policia e Durresit dhe Tiranes raportojne arrestimin e 7 personave qe akuzohen per vepra te ndryshme penale.

Mes grupit te te ndaluarve jane edhe te grabitesit e nje nate e pare te shtetasve slloven ne Mamurras.

“Ne pranga jane vene Imer Bilen banues ne Tirane, Gazmend Kullen nga Fushe Kruja, te cilet mengjesin e 20 nentorit kane vjedhur me dhune kater shtetas”, u shpreh zedhenesja e policise se Durresit, Elda Qyrfyci.

Ymer Hila eshte arrestuar ne nje banese te marre me qira ne Sauk te Tiranes ndersa Gazmend Kulla ne nje lokal prane prokurorise se Tiranes.

Ndersa policia e Tiranes ka arrestuar gjate 24 oreve te fundit 5 persona per vepra te ndryshme penale. Bajram Dara 41 vjec  eshte ndaluar pasi 10 dite me pare ka qelluar me arme zjarri per hakmarrje ndaj shtetasit Arben Hamdi Visha.

Florent Kosta 23 vjec dhe Sefer Alsina 48 vjec jane ndaluar nga policia pasi dy dite me pare nje konflikt ndermjet tyre kane qelluar me arme zjarri. Po keshtu eshte arrestuar ne flagrance shtetasi Admir Staka pasi dyshohet te kete qelluar me arme zjarri gjate dites se djeshme ne Valias.

Top Channel