Ata jane muzikante, ndoshta shume te njohur ne vendin tone. Behet fjale per cunat e bandes muzikore rome qe pelqehet shume ne Shqiperine e mesme.
Artistet tane i kemi gjetur ne nje moment provash. Sezoni i dasmave eshte drejt mbylljes, por ata vazhdojne rregullisht punen me veglat. Djemte kane vite qe luajne bashke. Ata kane djegur deri me tani me qindra shami beqaresh. Udheheqesi artistik i grupit eshte klarinetisti i njohur Ilir Xhambazi.
Ai ka 24 vite qe punon ne dasma dhe ka djegur rreth 2 mije shami beqaresh. Muzika qe ata bejne eshte e paster dhe jo tallava. Ata thone se muzika qe luajne eshte origjinale rome pa huazime te huaja. Iliri nuk eshte vetem lider i grupit. Ai eshte edhe kompozitori i orkestraleve te cilat luhen me pas neper dasma.
Muzika te romet lind qe ne barkun e nenes. Keta djem me shume se me fjale flasin me vegla. Dhe pershendetja e tyre per Top Channel, s’kishte sesi te vinte ndryshe, pervecse me nje variacion nga himni kombetar i te gjithe romeve.
Top Channel