Nis protesta e opozites

20/11/2009 16:10

Nis protesta maratone e opozites, e cila do te zgjase plot tre dite. Turma po i drejtohet sheshit para selise se kryeministrise, ku nje ekran do te shfaqe aksionin opozitar per denoncimin e korrupsionit te qeverise Berisha.

Socialistet kane punuar prej javesh per organizimin e kesaj proteste te rralle ne llojin e saj ne Shqiperi. Ata kerkojne rihapjen e kutive per te pare se si eshte votuar ne zgjedhjet e fundit.

Ne nje reagim te sajin lidhur me kete proteste, Ambasada e Shteteve te Bashkuara, permes nje deklarate thote se mbeshtet plotesisht te drejten per lirine e shprehjes dhe tubimit per te gjithe njerezit.  

Nje shprehje e tille duhet te jete paqesore dhe te mos cenoje te drejtat e te tjereve. I bejme thirrje te gjithe shqiptareve, si ata qe marrin pjese ne protesta edhe ata qe kane pergjegjesi te ruajne rendin, te ushtrojne te drejtat dhe pergjegjesite e tyre me qetesi dhe respekt.

 

Top Channel