Itali, sekuestrohet heroine, pranga shqiptarit

19/11/2009 11:20

Nje sasi prej dy kilogramesh heroine e paster eshte sekuestruar ne portin e Barit ne bordin e nje kamioni te drejtuar nga nje shqiptar.

Ky i fundit eshte arrestuar me akuzen e trafikut nderkombetar te lendeve narkotike.

Droga ishte paketuar ne sasi te vogla dhe ishte fshehur nen nje dyshek ne kabinen e drejtimit.

Nuk dihet se cilet jane pjesetaret e tjere te ketij trafiku, nderkohe qe i arrestuari po merret ne pyetje nga hetuesit.

Top Channel