Bulqize, kapet autokolona me krom te vjedhur

18/11/2009 08:40

Vjedh krom, prangoset nje 37-vjecar. Burime zyrtare nga Policia e Qarkut te Dibres, bejne e ditur se eshte ndaluar Albert Peti, per vepren penale te vjedhjes se kromit.

Mesohet se vec prangosjes se Petit, uniformat blu kane proceduar edhe kater persona, bashkepunetore me te ndaluarin per vjedhjen e mineralit. Te njejtat burime pohojne se jane sekuestruar 400 tone krome dhe 10 makina qe e transportonin ate. Operacioni policor ne miniere, i cili nisi pasditen e se henes, u realizua nga Drejtoria e Policise se Qarkut Diber.

Nderkohe burime te sigurta prane policise bejne me dije se kromi i sekuestruar eshte rikthyer prane karrierave te mineralit, ku dhe eshte realizuar vjedhja e tij. Po keshtu, edhe dhjete automjetet qe transportonin mineralin e vjedhur, edhe pse quhen te sekuestruara nga policia, pasi kane shkarkuar mineralin, jane vene perseri ne zoterim te personave qe transportonin krom te vjedhur.

Po sipas ketyre burimeve te rezervuara, mesohet se ky lloj i vecante “sekuestrimi” ku kromi dhe makinat perseri jane ne zoterim te te procedurave per vjedhje, ka ndodhur pasi policia nuk ka shesh dhe efektive per ruajtje te mineralit dhe makinave, ndaj dhe ua kane kthyer ato vete kontrabandisteve per “t’i ruajtur”.

Kontrolli i munguar dhe i vonuar i policise, ne kete miniere, ka ardhur pas publikimit ne media te nje perplasjeje te forte, qe ka ndodhur ne mbremjen e se shtunes se kaluar, kur persona ende te paidentifikuar, kane vene tritol ne hyrje te galerise 12, duke shembur e bllokuar hyrjen ne te, prone e nje firme te licencuar.

Pronari i ligjshem i galerise, Edmond Isaku, thote se jo vetem dyshon, por eshte i bindur se nje veprim i tille eshte kryer pikerisht nga persona te tille, qe bejne tregti te paligjshme, duke vjedhur krom ne Zonen D te minieres. Madje ai akuzon hapur edhe policine lokale kur thote se persona te tille qe merren me kontrabanden e kromit, kane mbrojtjen e policise.

Disa here, thote pronari i galerise 12, Edmond Isaku, kemi kerkuar prane policise lokale, qe te nderhyje per ndaljen e punes se jashteligjshme ne Zonen D te minieres, ku ne asnje rast konfliktet mes firmave te licencuara dhe te palicencuara nuk kane munguar, madje ato kane rezultuar deri edhe me humbje te jeteve njerezore, por ne asnje rast policia nuk ka nderhyre.

Top Channel