KZAZ-te shpallin rezultatin, fiton PD

17/11/2009 08:50

KZAZ-te e pese njesive vendore shpallen dje rezultatin e zgjedhjeve, duke konfirmuar fitoren e Partise Demokratike.

Ne minibashkine 10 nga 4251 vota qe kane rezultuar te vlefshme, 3385 kane qene ne favor te kandidatit te PD-se Blendi Fuga, 886 vota kane shkuar per kandidatin e LSI-se Gjergji Thomai.

Ne Fierze, fitues eshte Gjelosh Pepkolaj i PD-se me 94% te votave. Ai ka marre 903 vota nga 958 te vlefshme, ndersa eshte votuar ne 8 qendra votimi.

Mehmet Ponari i LSI-se arriti te marre vetem 54 vota, duke humbur keshtu me nje rezultat te thelle kundrejt rivalit demokrat.

Ne bashkine e Fushe-Aresit, fitues ka dale kandidati demokrat Alfred Qafa me 969 vota, kundrejt kundershtarit te tij Dede Gjergji i LSI-se, i cili mori 445 vota.

Ne Komunen Otllak te Beratit, 2450 vota ka marre kandidati i PD-se, Muharrem Hoxha, ndersa kandidati i Partise se Punes se Riorganizuar, Viktor Becolli, ka marre 329 vota dhe Nasi Gjoka i LSI-se ka marre 316 vota.

Ne Bashkine e Klosit fitues eshte kandidati i PD-se, Ramazan Mjeshtri me 2535 vota, ndersa kandidati i LSI-se, Xhevdet Reçi ka marre 990 vota.  

Top Channel