Gjykata: Jo lirimit te Rezart Tacit

17/11/2009 10:20

Gjykata e Tiranes nuk ka pranuar kerkesen per terheqjen e mases se sigurise ndaj biznesmenit Rezart Taci, i akuzuar per rrahjen e gazetarit Mero Baze.

Ne seancen e sotme trupi gjykues ka vendosur qe Taci te qendroje ne burg deri ne shqyrtimin e ceshtjes nga Gjykata e Apelit.

Avokati mbrojtes, Maksim Haxhia ofroi 50 mije euro garanci per lirimin e biznesmenit, por trupi gjykues e refuzoi ate.

Biznesmeni i naftes, Taci akuzohet se disa dite me pare bashke me truprojat e tij rrahu botuesin e gazetes “Tema”, Mero Baze ne nje nga lokalet e kryeqytetit.

Top Channel