Tanzani, mbi 20 viktima nga rreshqitjet e dheut

14/11/2009 01:00

Rreshqitjet e dheut kane shkaktuar te pakten 20 viktima ne Tanzani pjese me e madhe e te cileve femije nen 6 vjec.

Autoritetet njoftojne se shkak jane bere reshjet e shumta te shiut te cilat kane shkeputur sasira te medha dheu nga Mali i Kilimanxharos.

Nderkohe grupet e shpetimit kane mberritur ne vendngjarje dhe dyshohet se numri i viktimave mund te rritet pasi trupa te tjere te pajete mund te jene nen masivet e baltes qe ka mbuluar nje zone te banuar rreze Kilimanxharos.

Top Channel