Siria: Gati per bisedime me Izraelin

14/11/2009 03:05

Presidenti sirian, Bashar Asad deklaron se bisedimet per paqe me Izraelin mund te rinisin vetem ne qofte se shteti herbe tregon vullnet te mire per angazhim ne kete proces.

“Procesi i paqes mes Sirise dhe Izraelit nuk mund te ndermerret vetem nga njera pale. Siria deshiron paqe dhe per kete kemi edhe nje negociator, Turqine e cila eshte gati te luaje rolin e  saj po aq mire sa edhe Bashkimi Europian. Ajo qe mungon mbetet vetem bashkepunimi i Izraelit, qe na nevojitet per te rinisur procesin e veshtire te paqes dhe qe te arrijme rezultate pas ketij procesi”, ka deklaruar presidenti Asad perpara gazetareve ne France.

Basher Asad ndodhet per nje vizite ne Paris ku diten e premte u takua me presidentin francez, Nikolas Sarkozi. Vizita e kreut te shtetit sirian ka ardhur vetem pak dite pas vizites se kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu i cili gjithashtu pati nje takim me Sarkozi.

Top Channel